FBI-ja injoroi provat kyçe në hetimin për email-et e Clinton! Deklasifikohet raporti i mbikëqyrjes së Departamentit të Drejtësisë

 

 

FBI-ja e drejtuar nga James Comey dështoi të hetonte siç duhet email-et e Hillary-t, ndërsa ndiqte gënjeshtrat e dosjes Steele dhe “mashtrimin” për Rusinë

Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, Chuck Grassley, deklaroi.

“Nën drejtimin e James Comey-t, FBI-ja dështoi të kryente punën themelore hetimore dhe la prova kyçe të paprekura, si të ishin materiale të padobishme në dysheme.”

“Qasja neglizhente – dhe ndoshta e qëllimshme – e FBI-së në hetimin ndaj Hillary Clinton bie në kontrast të thellë me hetimin agresiv dhe të njëanshëm mbi bashkëpunimin Trump-Rusi, i bazuar në dosjen Steele – një dokument i pabazuar dhe tashmë i diskredituar.”

“Procesi vendimmarrës i Comey-t tregon qartë shenja ndërhyrjeje politike.”

FBI-ja, gjatë kohës së ish-Presidentit Barack Obama, dështoi të hetonte plotësisht disa USB që përmbanin të dhëna të hakuara nga Departamenti i Shtetit – përfshirë edhe mesazhe të lidhura me Obamën – gjatë hetimit të saj në vitin 2016 mbi përdorimin nga Hillary Clinton të një serveri privat emaili, sipas një raporti të ri të deklasifikuar nga një institucion mbikëqyrës, publikuar të hënën.

“Kjo është një provë e qartë për mungesën ekstreme të përpjekjes dhe kujdesit në hetimin e FBI-së mbi përdorimin e emaileve nga ish-Sekretarja Clinton dhe trajtimin e informacionit tepër të klasifikuar,” deklaroi senatori republikan Chuck Grassley për Washington Examiner.

USB-të, të dorëzuara nga një burim konfidencial, u konsideruan tepër sensitive për t’u analizuar plotësisht në atë kohë, për shkak të shqetësimeve se mund të përmbanin të dhëna të privilegjuara të viktimave. Megjithatë, një draft-memo i brendshëm i FBI-së rekomandonte analizimin e materialit për të “vlerësuar rreziqet ndaj sigurisë kombëtare” që lidhen me serverin privat të Clinton, një hap që Byroja në fund e refuzoi.

Detajet e reja ndodhen në një aneks të deklasifikuar të raportit të vitit 2018 nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horoëitz. Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, publikoi dokumentin pasi e mori nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Zbulimet kanë rikthyer vëmendjen ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, skuadra e të cilit kufizoi qëllimisht hetimin ndaj Clinton, ndërkohë që e ndoqi me intensitet çështjen e bashkëpunimit të dyshuar mes kandidatit të atëhershëm Donald Trump dhe Rusisë.

“Qasja e pakujdesshme – dhe ndoshta e qëllimshme – e FBI-së nën drejtimin e Comey në hetimin ndaj Clinton, bie në kontrast të fortë me hetimin e pamëshirshëm mbi ‘mashtrimin e bashkëpunimit Trump-Rusi’,” u shpreh Grassley.

Raporti tregon se Divizioni Kibernetik i FBI-së kishte kërkuar qasje në USB-të në vitin 2016, por kundërshtime të brendshme mbi të drejtat e privatësisë e ndaluan këtë përpjekje. Zëvendësdrejtori i atëhershëm, Andreë McCabe, gjithashtu kërkoi t’i përdorte këto pajisje në hetimin për Rusinë, por iu refuzua kërkesa.

Megjithëse USB-të janë kërkuar të paktën tre herë, përfshirë një herë nga zyra e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, nuk është kryer kurrë një shqyrtim i plotë i përmbajtjes së tyre. Një kërkim prodhoi rezultate të lidhura me “clintonemail.com”, por pjesa tjetër e detajeve është redaktuar.

Aneksi gjithashtu përmend inteligjencë të huaj të zbuluar gjatë hetimit, përfshirë dokumente në gjuhën ruse që akuzonin për ndërhyrje politike James Comey-n dhe ish-prokuroren e përgjithshme Loretta Lynch. Dokumentet, që përfshinin edhe pretendime për Debbie Wasserman Schultz dhe bashkëpunëtorë të lidhur me George Soros, u shqyrtuan nga agjentët e FBI-së dhe u konsideruan të pabesueshme.

Comey ka mbrojtur vendimin e tij të 5 korrikut 2016 për të mos ngritur akuza ndaj Clinton publikisht, para se të intervistonte disa dëshmitarë kyç, duke përmendur frikën nga rrjedhjet e brendshme të informacionit. Vendimi i tij, i marrë pa njoftuar Lynch, mbetet një nga pikat më të debatueshme të çështjes – sidomos duke pasur parasysh se FBI më pas nisi hetimin “Crossfire Hurricane” ndaj fushatës së Trump.

Zbulimi vjen gjithashtu në kohën kur FBI, nën administratën aktuale Trump, po heton vetë James Comey dhe ish-drejtorin e CIA-s, John Brennan, mbi rolin e tyre në origjinën e hetimit Trump-Rusi dhe mbi mundësinë e shkeljeve të protokolleve të inteligjencës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…