by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dogana e Kosovës ka njoftuar se java e tretë e korrikut është mbyllur me 1 miliard euro të hyra, shkruan Periskopi.
Sipas njoftimit, kjo i bier se ka pasur rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar.
Postimi i plotë:
Dogana e Kosovës mbyll javën me tejkalim të 1 miliard euro të hyra – me rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar dhe tejkalim i konsiderueshëm i planit vjetor
Prishtinë, 21 korrik 2025 – Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të hyra deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro. Ky rezultat është jo vetëm mbi të arriturat e vitit të kaluar, por gjithashtu tejkalon konsiderueshëm projeksionin zyrtare për të hyrat doganore për këtë periudhë.
Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës përkundër faktit që politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm. Kjo perofrmancë dëshmon për ndërhyrje të fuqishme në ekonominë informale. Ky sukses është thelbësor për ekonominë tonë, pasi mundëson shpërndarjen më efikase të buxhetit të shtetit në funksion të nevojave publike, sikundër që eviton pabarazitë në të bërit biznes.
Po ashtu, arritet tona në luftimin e ekonomisë joformale gjatë viteve të fundit, sidomos krahasuar me periudhën para-pandemike, janë dukshëm më të larta, duke dëshmuar për një angazhim të qëndrueshëm institucional dhe profesional. Kontributi në forcimin e sundimit të ligjit në Mitrovicën Veriore dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në fushën e derivateve kanë dhënë një kontribut të theksuar.
Këto rezultate janë fryt i efikasitetit në performancë, masave konkrete për lehtësimin e tregtisë, si dhe një përkushtimi të vazhdueshëm në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve.
Shprehim mirënjohje të veçantë për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e zbatimit të ligjit, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer në realizimin e misionit tonë. Po ashtu falënderojmë partnerët ndërkombëtarë që mbështesin Doganën në operacionet dhe ngritjen e kapaciteteve, çka përbën shtyllë të rëndësishme të këtij suksesi.
Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi. Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut. Jemi veçanërisht mirënjohës për secilin prej tyre dhe për familjet e tyre që i përkrahin çdo ditë në këtë mision të rëndësishëm për vendin.
Duke pasur parasysh trendin aktual dhe angazhimin e vazhdueshëm, parashikojmë që ky ritëm i performancës të vazhdojë edhe deri në fund të vitit, duke garantuar mbledhjen e qëndrueshme të të hyrave dhe shërbime gjithnjë e më të mira për qytetarët dhe ekonominë tone.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje për të ndarë Sirinë. Gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij nga Salvadori, Alexandra Hill, të mbajtur në Ankara, Fidan deklaroi se Izraeli nuk dëshiron
24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor. Ai nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve dhe tashmë ka vdekur. Për këtë ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës. Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut. “Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka caktuar “Strazimirin” si pikëkalim kufitar të përkohshëm me Maqedoninë e Veriut, shkruan KFVA. Kjo pikë do të hapet për qarkullim nga 25 korriku deri më 25 shtator, në orarin 08:00-20:00. “Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime
Albin Kurti për katër vite ishte kryeministër i vendit të cilit ia përqeshi flamurin, nuk ia respektoi himnin e as nuk iu gëzua pavarësisë që u shpall më 17 shkurt 2008 dhe e bëri Kosovën shtet të pavarur. Megjithatë, sot Kurti i përpiu të gjitha këto dhe vlerësoi se vendimi i GjND-së, 15