Dështimi jubilar i Albin Kurtit – Vetëm edhe dy seanca nga ultimatumi i Kushtetueses

 

 

Ka dështuar për herë të 50`të, partia që doli i para, Lëvizja Vetëvendosje për të konstituar Kuvendin e Kosovës, raporton KFVA.

Në mungesë të numrave dhe të një marrëveshjeje politike, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet vetëm edhe dy herë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushteteuse që deri me 26 korrik (e shtunë ) Kuvendi duhet të ketë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët.

Një takim i së shtunës ndërmjet Albin Kurtit LVV dhe Fatmir Limaj NISMA nuk prodhoi asgjë.

Limaj po institon në pozitën e kryrtarit të Kuvendit, përderisa Albin Kurti dhe VV po thonë se për këtë kanë kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu.

Vjosa Osmani, por edhe vendet e QUINT, kanë kërkuar që Kuvendi të themelohet, bazuar në akrgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që nënkupton se kjo çështje duhet të kryhet deri të shtunën .

Në rastin e kundërt, ka qenë Vjosa Osmani ajo që ka thënë se do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetese me vetëm një pyetje specifike, por pa treguar se cila do të jetë ajo.

Aktualisht në Gjykatën Kushetuese ka dy lëndë që janë dërguar, njëra nga Partia Demokrartike e Kosovës dhe tjetra nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…