Bëhuni gati: Temperaturat këtë javë deri në 43°C

 

 

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fuqishëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Nën këto kushte, moti do të jetë kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Kjo situatë pritet të vazhdojë të paktën deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës, konkretisht të dielën, parashihet të depërtojnë gradualisht masa më të ftohta dhe të lagështa. Si pasojë, priten rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, si dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 58 km/h, përcjell KFVA.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale nga 35 deri në 43°C. Netët do të mbeten tropikale në një pjesë të mirë të vendit, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku temperaturat minimale pritet të qëndrojnë mbi 20.0°C.

Të dielën, varësisht nga koha kur do të depërtojnë masat e ftohta, temperaturat maksimale mund të bien me të paktën 10°C. /MeteoKosova/

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…