Categories: Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një aksident tronditës ka ndodhur në qytetin e Manchester-it, ku një autobus me dy kate është përplasur me një urë, duke bërë që çatia e mjetit të fluturojë në ajër. Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur 15 pasagjerë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Autobusi linjës 100 ishte nisur nga Shudehill dhe po udhëtonte drejt Salford, Trafford Centre dhe Warrington, me ngjarjen që ka ndodhur në zonën e Eccles. Sipas raportimeve, shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa dëshmitarët kanë përshkruar skena të tmerrshme me pasagjerë që ulërinin në panik.

“Mund të dëgjoja vetëm ulërima që vinin nga kati i sipërm i autobusit”, tha një dëshmitar për Manchester Evening News.

Një tjetër dëshmitar tregoi se kishte parë një grua që i sinjalizonte paramedikëve për ndihmë dhe kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një ngjarje të rëndë.

“Pashë çatinë e autobusit në tokë dhe një person që po trajtohej pranë saj. U ndjeva keq. Dija që kishte të plagosur, por shpresoja të mos ishte diçka shumë serioze. Megjithatë, imagjinoj që në atë orar autobusi kishte shumë pasagjerë.”

Pamje tronditëse nga vendngjarja tregojnë pjesën e sipërme të autobusit të shkëputur krejtësisht, me sediljet në pjesën e përparme relativisht të paprekura, ndërsa ato në pjesën e pasme duken të dëmtuara rëndë

Related Posts