Alarmuese: 65 vjeçari nga Gurrakoci i Istogut ra nga kati i tretë i një objekti ku po punonte

 

 

Një burrë ka vdekur sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Avdyl Osmanaj, rreth 65 vjeçar nga Gurrakoci i Istogut, kishte pësuar lëndime të rënda pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti derisa po punonte.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 24 qershor.

Lidhur me rastin e rëndë detaje ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Pejë.

“Sot jemi njoftuar nga QKUK-ja se kishte vdekur një person i cili ishte aksidentuar ditë më parë në vendin e tij të punës. Më 24 qershor ka ndodhur rasti, rreth orës 17:25, në fshatin Zallq të Istogut. Viktima kishte rënë nga skelet prej katit të tretë të një objekti ku ishte duke punuar”, tha Gashi për Klankosova.tv.

“Ai u dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por për shkak të lëndimeve u transferuar për trajtim në QKUK”, theksoi ai.

“Lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori i punës. Prokurori ka kërkuar të njoftohet me shkrim lidhur me rastin me të gjitha detajet. Ai po ashtu është në pritje të raportit nga inspektori i punës që më pas të ndermerren edhe hapa të tjerë të nevojshëm”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…