Aksidenti i çuditshëm, makina përfundon mbi çati

 

Një aksident i pazakontë dhe i rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin Bohmte në Gjermaninë veriperëndimore, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi çatinë e një hambari rreth 3 metra lartësi.

Sipas njoftimit të policisë lokale, gjithçka nisi kur mjeti, i drejtuar nga një burrë 42-vjeçar, u përplas fillimisht me një automjet të parkuar. Më pas theu një gardh dhe hyri në një kopsht ku goditi një djalë shtatëvjeçar që ndodhej në një trampolinë. Fëmija u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike, shkruan A2 CNN.

Më pas makina është ngritur në ajër dhe ka përfunduar në çatinë e një hambari fqinj. Ajo mbeti e bllokuar aty dhe u desh ndërhyrja e një vinçi për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Shoferi dhe bashkëshortja e tij u plagosën rëndë. Në makinë ndodheshin gjithashtu dy djemtë e tyre, të moshës 11 dhe 12 vjeç, si dhe një pasagjer 13-vjeçar, të cilët pësuan lëndime të lehta.

Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra zjarrfikës, autoambulanca dhe dy helikopterë shpëtimi. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë për shkatërrimin e plotë të një pjesë të oborrit dhe të lodrave të fëmijëve. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…