• Thu. Oct 16th, 2025

Vdes një person në Klinë, u lëndua derisa po tentonte të shuante zjarrin

Bykfvanews

Jul 20, 2025

 

 

Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime.

“Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare, e më pas u transferua në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota se si erdhi deri te vdekja e personit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *