by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten, 21-25 korrik.
Sipas njoftimit zyrtar vendi do të ndikohet nga masa të ajrit shumë të nxehtë dhe të thatë të ardhura nga Afrika Veriore, konkretisht nga rajoni i Saharasë.
“Një presion i lartë atmosferik i vendosur në pjesën qendrore dhe jugore të Mesdheut ka krijuar kushte për rrjedhën e një mase ajrore subtropikale kontinentale nga shkretëtira e Saharasë drejt gadishullit Ballkanik,” thuhet në komunikatën e IHMK-së.
Ky fenomen, i njohur si valë e të nxehtit veror, do të karakterizohet nga temperatura shumë të larta që pritet të tejkalojnë vlerat mesatare për këtë periudhë.
Përveç rrezikut për shëndetin publik, situata meteorologjike sjell edhe pasoja për mjedisin dhe bujqësinë.
“Zakonisht shoqërohet me rritje ekstreme të temperaturave, ulje të ndjeshme të reshjeve, si dhe rrezik të shtuar për thatësirë dhe zjarre në zona pyjore dhe fusha bujqësore,” thuhet më tej në njoftim
IHMK gjithashtu paralajmëron për nivel të lartë të indeksit UV, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin direkt në diell, sidomos gjatë intervalit kohor nga ora 09:00 deri në 17:00.
“Moshat e shtyera, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara,” theksohet në komunikatë, me një apel për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve për shkak të mundësisë së goditjeve nga të nxehtit dhe dehidratimit.
Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një serbi
Një zyrtare policore është arrestuar për keqpërdorim të pozitës dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e saj. Zyrtarja ishte e angazhuar në pikëkalimin kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik. “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar
Lionel Messi mbrëmë shënoi dy gola dhe bëri dy asiste në fitoren e Inter Miamit ndaj New York Bulls me shifrat 5:1 në MLS. Me këto dy gola, ylli i Kombëtares së Argjentinës është bërë futbollisti me më së shumti gola në histori (764), shkruan Indeksonline. Ai ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon, që
Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ndërsa bëri të ditur së fundmi se nuk ka ndërmend të heq dorë nga politika, ai foli edhe rreth politikës, dhe sa ishte pjesë e saj. “Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor
Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime. “Viktima fillimisht është dërguar në