Trump: Asgjë s’do të jetë mjaftueshëm e mirë për ata që kërkojnë më shumë info mbi çështjen Epstein

 

 

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump tha në një postim në Truth Social dje se “asgjë nuk do të jetë mjaftueshëm e mirë” për ata që ai i quan “shkatërrues” dhe “çmendur të majtë radikalë” që kërkojnë më shumë informacion mbi çështjen Jeffrey Epstein.

Postimi i Trump erdhi pas ditëve të trazirave që rrethuan trajtimin nga administrata e tij të dokumenteve të lidhura me financierin, përfshirë kritika të rralla nga baza e tij e MAGA, sipas CNN. Departamenti i Drejtësisë të premten kërkoi nga një gjykatës që të lirojë dëshmitë e jurisë së madhe, që janë disa vjet të vjetra, kundër Epstein, të dënuarit për krime seksuale, i cili u përball me akuza për trafikim dhe komplot seksual para vdekjes së tij në vitin 2019 në burg.

“Kam kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të lirojë të gjitha dëshmitë e Jurisë së Madhe në lidhje me Jeffrey Epstein, vetëm në varësi të miratimit nga Gjykata. Megjithatë, edhe nëse Gjykata do të japë miratimin e saj të plotë dhe të palëkundur, asgjë nuk do të jetë mjaftueshëm e mirë për shkatërruesit dhe çmendurit e majtë radikalë që bëjnë kërkesën. Do të jetë gjithmonë më shumë, më shumë, më shumë,” shkroi Trump dje në mëngjes

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…