by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Të mërkurën, më 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Sipas afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në intervistë për EkonomiaOnline, shpjegoi se si do të realizohet procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.
“Gjatë periudhës 38-ditore të paraparë për regjistrim, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat: (1) përmes platformës elektronike të KQZ-së ose (2) përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Duke filluar nga data 23 korrik, në përmbushje të detyrimit ligjor, KQZ do të aktivizojë platformën elektronike, përmes së cilës votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për votim”, shpjegoi Elezi.
Sipas tij, ndryshe nga zgjedhjet për Kuvend që u mbajtën në shkurt, kur u mundësua votimi në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet lokale nuk do të organizohet votim në ambasada dhe konsullata, pasi kjo s’lejohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Në zgjedhje lokale, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit jashtë Kosovës mund të votojnë vetëm përmes postës. Ky ligj sepcifikon qartë se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh. Pra, do të ketë vetëm votim me postë dhe për këtë KQZ-ja do të hap kuti postare në shtete të ndryshme, ku do të mund të dërgohet pako me fletëvotime”, sqaroi Elezi.
Sipas afateve të vendosura nga KQZ-ja, periudha e votimit jashtë Kosovës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë për votim vetëm për shtetasit që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 38-ditore të regjistrimit.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën deputet, i liroi nga detyra që të shmangej shkelja e Kushtetutës, raporton KFVA. Ai ka shkruar se Qeveria e drejtuar Mustafa ishte shkarkuar me mocion. “Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11
Njohës të ekonomisë në Kosovë po kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 për qind ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm që po dëmton rëndë raportet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Duke e quajtur këtë taksë “të pajustifikueshme
Janë vetëm edhe gjashtë ditë dhe tri seanca, për përcaktimin përfundimtar nëse legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet apo jo. Derisa numërimi prapa ka filluar, kryetari i VV-së Albin Kurti ka nisur ta ndiejë presionin Kushtetues. Ai ka nisur të zhvillojë takime me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, parti kjo
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten, 21-25 korrik. Sipas njoftimit zyrtar vendi do të ndikohet nga masa të ajrit shumë të nxehtë dhe të thatë të ardhura nga Afrika Veriore, konkretisht nga rajoni i Saharasë. “Një presion