by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qendra Tregtare Viimsi në qytetin Haabneeme të Estonisë është e famshme për një shkëmb gjigant në mes të saj.
Në fakt ka shumë gjëra që mund të presësh të gjesh në një supermarket, por një shkëmb gjigant sigurisht që nuk është një prej tyre. Dhe megjithatë, në këtë supermarket estonez, një shkëmb gjigant me një perimetër prej 22 metrash dhe një lartësi rreth 6 metra (duke përfshirë edhe pjesën e groposur) është një nga atraksionet më të mëdha për vizitorët.
Ky shkëmb ka qenë aty shumë përpara se pronarët e qendrës tregtare të hartonin planet e tyre për ndërtimin e biznesit, për të qenë më të saktë, rreth 10,000 vjet më parë, por u zbulua vetëm kur u hapën themelet, në shtator të vitit 2014. Punëtorët fillimisht kishin ndërmend ta shpërthenin në copëza, por banorët vendas kundërshtuan planet dhe më vonë u zbulua se shkëmbi ishte në fakt një “shkëmb erratik” i përshtatshëm për status mbrojtjeje.
Shkëmbinjtë erratikë janë shkëmbinj të formuar dhe bartur nga akullnajat, që lëvizin në një vend tjetër gjatë një periudhe të gjatë dhe mbeten aty kur akullnaja shkrihet. Ata shpesh kanë një përbërje të ndryshme nga shkëmbinjtë lokalë, duke dhënë të dhëna të vlefshme gjeologjike mbi akullnajat dhe epokat e akullnajave të së kaluarës. Estonia ka me mijëra shkëmbinj të tillë erratikë, por ai në mes të Qendrës Tregtare Viimsi besohet të ketë mbërritur aty të paktën 10,000 vjet më parë, rreth kohës kur përfundoi epoka e fundit e akullnajave. “Është e turpshme të shkatërrohet një shkëmb kaq i çmuar!” thanë njëzëri banorët e Haabneeme-së kur punëtorët vendosën ta shpërthenin dhe pasi gjeologët konfirmuan natyrën e tij erratike, zhvilluesit nuk patën zgjidhje tjetër veçse të ndryshonin planet.
Gjetja e një vendi tjetër për qendrën tregtare nuk ishte një opsion i mundshëm, pasi kompania kishte investuar tashmë shumë para në projekt, kështu që u vendos të ndërtohej rreth shkëmbit gjigant.
Kur Qendra Tregtare Viimsi u hap për herë të parë, para një dekade, shkëmbi binte në sy si një gungë e madhe në mes të supermarketit, por me kalimin e viteve njerëzit u mësuan me të dhe supermarketi gjeti mënyra të ndryshme për ta bërë atë të dukej më natyral, si për shembull duke e përdorur si një vend për ekspozimin e veprave artistike.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se një javë e nxehtë parashikohet të përfshijë Kosovën. Sipas njoftimit, kjo situate vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore. Këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat
Anisa Potka, mjekje pediatre, punon në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, dhe ka ekzaminuar rastin e një fëmije 3-vjeçar i cili kishte gëlltitur 13 sfera metalike. Nisur nga ky rast, mjekja tregon se çfarë duhet pasur parasysh dhe kujdes në rastet kur fëmija gëlltit trupa të huaj. Ajo
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sonte në një pikë karburanti në Komoran. Një grua është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit. Burime të sigurta të Insajderit konfirmojnë se e njëjta ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familje. KFVA do t’ju mbajë të informuar
Turqia po rrit në mënyrë dramatike ambiciet e saj detare në Mesdhe, duke investuar në një anije të re kërcënuese që mban emërtimin “Anije Sulmuese Kombëtare” Kjo anije raketore, tërësisht me dizajn dhe ndërtim turk, është pjesë e një plani më të gjerë që synon forcimin e vazhdueshëm të pranisë dhe ndikimit turk