Labi: Jeta është politikë, do të jem sërish pjesë e saj

 

 

Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ndërsa bëri të ditur së fundmi se nuk ka ndërmend të heq dorë nga politika, ai foli edhe rreth politikës, dhe sa ishte pjesë e saj.

“Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor të të gjithëve,e jo veç për vete. Jeta nuk është interesant me pasë veç unë mirë, duhet me pasë edhe ju mirë. Mendoj që vendi ka nevojë për njerëz përgjegjës, njerëz që mendojnë për të tjerët si për familjen e vetë, unë jam njëri prej tyre. Kur isha pjesë e parlamentit ma bënin se bamirësinë se je në kuvend, çfarë logjike është kjo?”, tha Tahiri në Klan Kosova.

Ai shton se do t’i hyjë përsëri politikës, por se kur, nuk e bëri me dije.

“Kohën s’mundem me thënë kur, por kësaj here veten s’do ta lë keq”, tha tutje ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…