by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njohës të ekonomisë në Kosovë po kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 për qind ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm që po dëmton rëndë raportet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke e quajtur këtë taksë “të pajustifikueshme dhe të dëmshme”, njohësit e zhvillimeve ekonomike theksojnë për KosovaPress, se urgjenca për heqjen e saj nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike dhe gjeostrategjike.
Ekspert i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, kritikon ashpër institucionet kosovare për, siç thotë ai, mungesë të vizionit dhe dështim për të avancuar proceset ekonomike e diplomatike.
Ai vlerëson se heshtja e institucioneve të Kosovës dhe mosangazhimi serioz për heqjen e kësaj takse, po e izolon gjithnjë e më shumë vendin në aspektin ekonomik, politik dhe gjeostrategjik.
“E para është një turp i kohës për Kosovën, që një shtet shpëtimtar, një aleat strategjik, çfarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë të penalizuara me një taksë 10 për qind për importet nga SHBA-ja. E dyta, e tërë kjo e dëshmon papjekurinë institucionale në Kosovë. E treta, e tërë kjo e dëshmon që në Kosovë është varrosë definitivisht diplomacia, qoftë politike, e në veçanti ajo ekonomike. Dhe nuk mund të pritet diplomaci efektive qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin ekonomik, nëse kemi një Ministri të Punëve të Jashtme e mbuluar, apo e ngarkuar me politikanë të padijshëm, të cilët vërtet shumë më tepër dëmtojnë sesa që avancojnë këto procese. Ka qenë një tentativë vetëm më tepër gojore nga Presidenca që kjo taksë duhet të hiqet. Mirëpo në realitet nuk ka ndodhë asgjë. Ajo që është më shqetësuese për ardhmërinë e Kosovës është heshtja politike, ekonomike edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe vendeve evropiane, po edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor”, thotë Gërxhaliu.
Në muajin prill të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani kishte kërkuar nga ekzekutivi që të pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat që vinë nga SHBA-ja. Kjo kishte ardhur pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur tarifë ndaj importeve nga Kosova, dhe nga shtete të tjera.
Ajo ishte kritikuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i cili kishte thënë “politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”.
Gërxhaliu shprehet i shqetësuar për rënien drastike të eksportit nga Kosova në SHBA, i cili thekson se kjo është një pasojë direkte e mungesës së bashkëpunimit të ngushtë ekonomik.
Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj vlerëson se Kosova duhet sa më shpejtë të heq këtë taksë ndaj SHBA-ve.
“Kosova duhet një hap përpara të largojë masën ndaj SHBA-së për faktin se si me qenë, si mos me qenë, nuk ndikon fare në raportin ekonomik me SHBA-në për faktin edhe sikur mos të kemi fare taksa me SHBA-në i gjithë plasmani, i gjithë produkti të plasohet në SHBA nuk mundet as për disa minuta të mbajë gjallë konsumin dhe ekonominë e SHBA-së. Duke e ditur rrugëtimin tonë si Kosovë, vlerësoj se Qeveria e Kosovës një hap përpara duhet të largojë taksën dhe masat ndaj SHBA-së”, thotë Kadrijaj.
Për këtë çështje KosovaPress ka dërguar pyetje edhe Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.
Eksportet e Kosovës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pësuar rënie gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në maj 2025, Kosova eksportoi drejt SHBA-së rreth 10.04 milionë euro, ndërsa në pesëmujorin e parë të vitit 2024 kjo shifër ishte rreth 23.79 milionë euro.
Kjo tregon një tkurrje prej mbi 57.8 për qind, në më shumë se 13.7 milionë euro më pak mallra të eksportuara drejt SHBA-së.
Importet e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një ulje në pesëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të tregtisë së jashtme, nga janari deri në maj 2025, Kosova importoi nga SHBA mallra me vlerë rreth 322 milionë euro, ndërsa në pesëmujorin e parë të vitit 2024 kjo vlerë ishte rreth 356 milionë euro.
Lionel Messi mbrëmë shënoi dy gola dhe bëri dy asiste në fitoren e Inter Miamit ndaj New York Bulls me shifrat 5:1 në MLS. Me këto dy gola, ylli i Kombëtares së Argjentinës është bërë futbollisti me më së shumti gola në histori (764), shkruan Indeksonline. Ai ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon, që
Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ndërsa bëri të ditur së fundmi se nuk ka ndërmend të heq dorë nga politika, ai foli edhe rreth politikës, dhe sa ishte pjesë e saj. “Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor
Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime. “Viktima fillimisht është dërguar në
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka qaujtur Hekuran Muratin e VV-së interpretues të vetëshpallur të Ligjit, Kushtetutës dhe të rrethanave politike në partitë e tjera, përcjell KFVA. Bajrami thotë se Murati është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, ndërsa shton se ai së bashku me Kurtin jo vetëm