Alarm për mjet shpërthyes në një restorant në Klinë, zbarkon njësia e qenve nuhatës K-9

 

 

Policia e Kosovës dje ka marrë një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal në fshatin Dollc të Klinës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personat nga objekti dhe duke siguruar vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet specializuara EOD dhe njësia e qenve nuhatës K-9, të cilat pas kontrollit të detajuar nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke u vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar burimin e informimit të rremë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…