by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të bërë një takim kokë më kokë me homologun armik rus, Vladimir Putin.
Në një komunikim të tij për ukrainasit, fillimisht Zelensky është shprehur se dialogu me Rusinë është duke vijuar, për shkëmbimin e të burgosurve. Ai shtoi se pala ukrainase sakaq, po punon për shkëmbimin e radhës e personave të marrë peng.
“Dialogu me palën ruse për shkëmbimin e të burgosurve është në vazhdim. Ne po vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjet e arritura gjatë takimit të mëparshëm në Stamboll. Ekipi ynë aktualisht po punon për një tjetër shkëmbim”, tha ai.
Zelensky, pohoi Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrotjes, ka propozuar që javën pasardhëse të zhvillohet një takim mes palëve Ukrainë-Rusi, për të rritur ritmin e negociatave dhe të arrihet një armëpushim.
“Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Umerov, raportoi gjithashtu se ka propozuar një tjetër takim me palën ruse për javën e ardhshme. Ritmi i negociatave duhet të rritet. Duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim. Dhe pala ruse duhet të ndalojë së fshihuri nga vendimmarrja. Shkëmbimi i të burgosurve. Kthimi i fëmijëve. Fundi i vrasjeve.”, u shpreh Zelensky.
Por, presidenti ukrainas, u shpreh se është shumë i nevojshëm takimi Ukrainë-Rusi, porn ë nivel liderësh, që do të thotë një përballje mes Zelenskyt dhe Putinit. Zelensky tha se ai është i gatshëm për një takim të tillë, por duket se pret aprovimin e Putinit për këtë gjë.
“Dhe është i nevojshëm një takim në nivel liderësh për të siguruar vërtet paqen, një paqe vërtet të qëndrueshme. Ukraina është e gatshme për një takim të tillë”, tha Zelensky.
Bisedimet e mëparshme
Deri më tani, janë kryer dy tryeza diskutimi në Stamboll midis Kievit dhe Moskës, për të arritur një armëpushim. Rezultati? Negativ. Asnjë armëpushim, madje ka pasur sulme të vazhdueshme nga pala ruse.
E vetmja gjë që u arrit, ishte një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë.
Rusia i kërkoi Ukrainës t’i jepte më shumë territore, e të refuzojë të gjitha format mbështetëse ushtarake që Perëndimi mund t’i jepte. Një gjë e tillë, nuk u pranua nga Kievi.
Kujtojmë se Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Aktualisht, Rusia po kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin jugor të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.
Oleksandr Usyk ka arritur të mbrojtë titullin kampion i botës në pesha të rënda kundër Daniel Dubois në Wembley. Boksieri ukrainas arriti ta nokautojë dy herë brenda pak sekondash në raundin e pestë boksierin britanik. Goditja e dytë me të majtën ishte vdekjeprurëse, duke e lënë të shtrirë në ring Dubois. Arbitri Michael Griffin
Minutat e super meçit po afrojnë. Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois. Dyshja po i bëjnë disa ngrohje në dhomat e zhveshjes në “Wembley” para super meçit. Meçi pritet të fillojë përreth orës 23:00. Meçin mund ta shikoni KËTU.
Një burrë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u ‘thith’ nga një makinë për rezonancë magnetike në një klinikë mjekësore në Long Island, Shtetet e Bashkuara. Viktima kishte një zinxhir metalik gjatë ekzaminimit. Lajmin e ka raportuar NBC New York. Sipas mediave amerikane, policia e qarkut Nassau ka deklaruar
QKUK-ja, katër spitale të përgjithshme dhe Agjencia për Produkte Medicinale udhëhiqen prej vitesh me ushtrues detyre të drejtorit. Disa konkurse për drejtorë janë anuluar shkaku i dallavereve të konstatuara në përzgjedhjen e kandidatëve Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) prej shtatë vjetësh menaxhohet me ushtrues detyre, në kundërshtim me ligjin. Ky institucion