by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune.
Në një ngjarje të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës në qendër të Prizrenit, u bë e ditur se kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 është Artan Abrashi, raporton RTK, transmeton Periskopi.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se Abrashi është një figurë me vizion, i ndershëm dhe punëtor, duke theksuar se Vetëvendosje po hyn në këto zgjedhje me një ekip të fortë dhe një program të qartë për ndryshim dhe përparim në qytet.
Zyrtarët e partisë bënë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore do të ketë takime të tjera me qytetarët në të gjitha lagjet e Prizrenit./KFVA/
Oleksandr Usyk ka arritur të mbrojtë titullin kampion i botës në pesha të rënda kundër Daniel Dubois në Wembley. Boksieri ukrainas arriti ta nokautojë dy herë brenda pak sekondash në raundin e pestë boksierin britanik. Goditja e dytë me të majtën ishte vdekjeprurëse, duke e lënë të shtrirë në ring Dubois. Arbitri Michael Griffin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të bërë një takim kokë më kokë me homologun armik rus, Vladimir Putin. Në një komunikim të tij për ukrainasit, fillimisht Zelensky është shprehur se dialogu me Rusinë është duke vijuar, për shkëmbimin e të burgosurve. Ai shtoi se pala
Minutat e super meçit po afrojnë. Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois. Dyshja po i bëjnë disa ngrohje në dhomat e zhveshjes në “Wembley” para super meçit. Meçi pritet të fillojë përreth orës 23:00. Meçin mund ta shikoni KËTU.
Një burrë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u ‘thith’ nga një makinë për rezonancë magnetike në një klinikë mjekësore në Long Island, Shtetet e Bashkuara. Viktima kishte një zinxhir metalik gjatë ekzaminimit. Lajmin e ka raportuar NBC New York. Sipas mediave amerikane, policia e qarkut Nassau ka deklaruar