Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për zbatimin e Planit të Rritjes.

Kosova ka të drejtë të përfitojë nga fondet e parafinancimit menjëherë pasi të ratifikohen të gjitha marrëveshjet, por për këtë duhet së pari të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

“Plani i Rritjes është instrument me afat të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që vendi të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ky Plan ofron për qytetarët e tij,” – thuhet në mesazhin e Komisionit Evropian. Po ashtu, theksohet se vetëm pas përmbushjes së të gjitha kushteve, mund të bëhet lirimi i fondeve, raporton  KFVA.

Plani i Rritjes konsiderohet si paketa më ambicioze e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për një fond prej 6 miliardë eurosh, që do të shpërndahet në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme.

Në raport me numrin e banorëve, Kosova pritet të jetë përfituesja më e madhe, me mbi 880 milionë euro që mund të përfitojë nga kjo paketë.

Related Posts

  •     QKUK-ja, katër spitale të përgjithshme dhe Agjencia për Produkte Medicinale udhëhiqen prej vitesh me ushtrues detyre të drejtorit. Disa konkurse për drejtorë janë anuluar shkaku i dallavereve të konstatuara në përzgjedhjen e kandidatëve Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) prej shtatë vjetësh menaxhohet me ushtrues detyre, në kundërshtim me ligjin. Ky institucion

  •     Daniel Dubois ka mbërritur në Wembley Stadium për revanshin e tij kundër Oleksandr Usyk, një ndeshje që do të zhvillohet sonte dhe do të transmetohet në DAZN. Kjo përballje shënon një moment kritik në karrierën e Dubois, i cili synon të fitojë titullin e peshës së rëndë të pamohueshëm. Me një rekord profesional prej

  •     Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve ushqimore të përpunuara, të cilat ishin të skaduara që prej janarit dhe shkurtit të këtij viti. Këto produkte më pas hidheshin sërish në treg, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve. Operacioni

  •     Rusia ka lëshuar më shumë se 300 dronë dhe mbi 30 raketa drejt qyteteve të ndryshme në Ukrainë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur disa të tjerë, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pas sulmit: rajonet Donetsk, Kirovohrad, Dnipro, Sumy, Kherson, Volyn, Zaporizhzhia, Mykolaiv,