Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Meteorologët paralajmërojnë një valë të re të nxehtësisë që pritet të godasë vendin në ditët e ardhshme, duke u kthyer në valën e katërt të këtij sezoni veror.

Temperaturat ekstreme mund të arrijnë deri në 38°C – 40°C, ndërsa lokalisht nuk përjashtohet mundësia që të regjistrohen edhe mbi 40°C, çka do të përbënte një rekord të ri për vendin.

Kështu ka njoftuar Mendim Rugova Ai ka shtuar se në disa zona, temperaturat minimale gjatë natës do të jenë mbi 20°C, duke shkaktuar netë tropikale.

Fundjava pritet të sjellë vranësira dhe reshje të mundshme shiu, ndërsa temperaturat do të zbresin në rreth 29-30°C.

Ditët e fundit të korrikut do të karakterizohen nga mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, me temperatura që do të qëndrojnë mbi mesatare, deri në 32-33°C.

Megjithatë, valët e nxehtësisë pritet të vazhdojnë edhe gjatë gushtit, sipas tendencave stinore.

“Për momentin vapa afrikane javën e ardhshme mund të jetë kulminacioni i të nxehtit për këtë sezonë verore, megjithëse trendet stinore shfaqin sinjale që mjaft i nxehtë do të vijojë edhe muaji gusht”, ka treguar Rugova.

Qytetarët këshillohen të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta./

Related Posts