Oleksandr Usyk ka arritur të mbrojtë titullin kampion i botës në pesha të rënda kundër Daniel Dubois në Wembley.
Boksieri ukrainas arriti ta nokautojë dy herë brenda pak sekondash në raundin e pestë boksierin britanik. Goditja e dytë me të majtën ishte vdekjeprurëse, duke e lënë të shtrirë në ring Dubois.
Arbitri Michael Griffin pas numërimit deri në 10 konsideroi se Dubois nuk mund të vazhdonte tutje.
Usyk ishte dominant në disa runde kundër Dubois. /KFVA/
