• Fri. Oct 17th, 2025

Të paktën 27 të vdekur pas përmbytjes së anijes turistike në Vietnam

Bykfvanews

Jul 19, 2025

 

 

Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbys në Vietnam.

Anija Wonder Sea thuhet se mbante 53 persona, përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit, kur u përmbys për shkak të erërave të forta në Gjirin Ha Long.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 11 të mbijetuar dhe kanë nxjerrë 27 trupa, tetë prej tyre fëmijë, shkruan skynews, transmton KFVA.

Gazeta e Ushtrisë Popullore, e cila citoi rojet kufitare lokale, tha se autoritetet nuk kanë konfirmuar ende detaje rreth turistëve, përfshirë kombësitë e tyre, ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon.

Shumica e pasagjerëve ishin turistë, përfshirë rreth 20 fëmijë, nga kryeqyteti i vendit, Hanoi, sipas gazetës.

Incidenti vjen menjëherë pas mbërritjes së stuhisë Wipha në Detin e Kinës Jugore, e cila solli erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe vetëtima në zonë.

Sipas Aeroportit Noi Bai, ndërprerjet e lidhura me stuhinë kanë pasur gjithashtu një ndikim në udhëtimet ajrore./P

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *