• Fri. Oct 17th, 2025

Takimi Kurti-Limaj: “S’u fol hiç për kryeparlamentarin, pritet një takim tjetër final”

Bykfvanews

Jul 19, 2025

 

 

Para më shumë se gjysmë ore ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, takim ky që zgjati mbi dy orë.

Burimet kanë thënë se mund të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt dhe nëse i njëjti ndodhë, atëherë do të jetë finalizues për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit.

Po ashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se temë kryesore e takimit mbi dy orësh ishte gjetja e një marrëveshje për konstituimin e kuvendit, ndërsa fare s’ka qenë në diskutim pozita e kryeparlamentarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *