by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas dështimit të seancës së 48-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot do të mbahet përpjekja e 49-të, raporton Gazeta KFVA.
Të enjten, deputetët nuk arritën as ta formojnë komisionin për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Seanca u tensionua në momentin kur deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, kërkoi të marrë fjalën, ndonëse kryesuesi Avni Dehari i kërkoi ta lironte foltoren. Qalaj vazhdoi të flasë me mikrofon të ndalur.
I njëjti skenar u përsërit edhe me deputetin e LDK-së, Alban Zogaj, të cilit po ashtu iu ndërpre mikrofoni. Pas tij, edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u përball me të njëjtën situatë.
Seanca e sotme pritet të nisë në ora 11:00.
Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve të paqes, takim ky që është mbajtur me ndërmjetësimin e Turqisë. Media shtetërore ruse ka raportuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një raund tjetër shkëmbimesh të burgosurish, shkruan Sky News, transmeton KFVA. “Shkëmbimi do të përfshijë si të burgosur ushtarakë
Duke filluar nga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Banjska”. Sipas njoftimit, seanca mbahet ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në
Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shqipëri. Një vajzë e moshës katëvjeçare, ka vdekur pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga babai i saj. Sipas mediave shqiptare, ngjarje e rëndë ka ndodhur konkretisht në zonën e Qerekës në Krujë, transmeton Klankosova.tv. Policia thotë se automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. dyshohet se
Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kapi 52 mijë euro nga shteti. Bashkëshorti i deputetes së VV-së, Ilir Dalipi ka përfituar përmes një organizatës joqeveritare mori dhjetëra mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e cila udhëhiqet nga Hajrullah Ceku. ‘Defy