by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Pamjet shfaqin Kurtin teksa del nga restoranti ku u zhvillua takimi, i shoqëruar nga truprojat dhe duke u drejtuar drejt veturave të eskortës.
Takimi vjen në një moment kyç për vendin, në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik që po zvarrit krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes palëve. Nisma Socialdemokrate, nga ana tjetër, mbetet e vendosur në kërkesën për postin e kryetarit të Kuvendit – që sipas tyre, është kyç për balancimin e pushtetit, raporton KFVA.
Nisma Socialdemokrate e ka bërë të ditur qartë se e dëshiron postin e kryeparlamentarit. Një gjë të tillë, e përsëriti të shtunën deputetja e këtij subjekti, Xhevahire Izmaku.
“Presim që sot të zhvillohet takim, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që besoj se do të ndodhë sot. Pres sinjal pozitiv dhe vullnet politik nga lideri i VV-së. Ky është realiteti politik, Nisma e ka zgjat doren e bashkëpunimit. Presim nga lideri i VV-së të shihet se ka vullnet. Të largohemi nga ky ngërrç, kjo mundësi ekziston”, ka thënë ajo, duke shtuar se Limaj kryeparlamentar është oferta më e mirë për vendin.
“Nisma e ka ofru këtë bashkëpunim, kjo është dashtë me u materialize me një marrëveshje politike. Nuk ka ofertë tjetër, kemi ofru bashkëpunim pa kushte. Kushte që ekzekutivin ta ketë partia e parë, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë Limaj. Nuk është kusht, është mundësi, më e mira që i ofrohet vendit në këtë moment. Limaj do t’i merrte votat. Është mundësia me dalë nga ky ngërç” – tha ajo.
Nëse këto dy subjekte politike pajtohen, atëherë VV-ja(48), komunitet jo serbe(8), Nenad Rashiqi dhe Nisma(3) do t`i kenë 60 vota.
Për konstituimin e Kuvendit do të ju duhet edhe një votë. Deri me tani askush prej VV-së nuk ka treguar se kush mund të jetë vota e 61-të për konstituimin e Kuvendit.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike dhe nuk formohen institucionet deri sot një javë, përfundon edhe afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese që obligon partitë politike të konstitojnë Kuvendin.
Pikërisht për këtë, presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të dërgojë lëndë në Gjykatën Kushtetuese.
“Unë mund të bëj thirrje për dëmin, rreziqet që po përballen vendi nëse s’kemi konstituim, por unë jam e bindur se si për çdo afat, edhe për këtë afat, nëse nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike. S’po flas për pasoja penale, po flas për juridike. Çka ndodhë me institucione nëse nuk konstituohen deri më 26 korrik?
…nëse mund të vazhdohet kështu, për çka është vendosë ai afat, pse është i detyrueshëm dhe Kushtetues. Jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese, nëse edhe këtë vikend nuk ka institucione apo marrëveshje, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës” – ka thënë ajo.
Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon një ofensivë të re masive me rreth 2,000 dronë ndaj Ukrainës, sipas burimeve perëndimore të sigurisë. Paralelisht, Moska njoftoi se ka rrëzuar 364 dronë ukrainas dhe ka shënuar përparime të reja në disa fronte, përfshirë Donetskun dhe Zaporozhyen. Situata në terren mbetet kritike, me sulme të përditshme
Pika kufitare e Morinit, që lidh Shqipërinë me Kosovën, po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik. Nga data 1 deri më 17 korrik 2025, janë përpunuar 386,868 hyrje dhe 409,595 dalje të shtetasve, me mbi 250 mijë mjete që kanë kaluar kufirin në të dy drejtimet. Ky fluks përbën një rekord
Në përballjen e dytë mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois, e zhvilluar më 19 korrik 2025 në Wembley Stadium, të dy bokserët arritën të fitojnë shuma rekord për karrierat e tyre. Si kampion i padiskutuar i peshës së rëndë, Usyk mori rreth 132.28 milionë dollarë (afërsisht €114 milionë), që përfaqëson 65% të totalit
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë goditi pranë bregdetit të rajonit Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë të dielën, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km (6.21 milje), tha GFZ. Fillimisht u raportua një magnitudë prej 6.2 ballësh për tërmetin. Një tërmet i