Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois përballen sonte në një nga duelet më të mëdha të peshave të rënda, që do të zhvillohet në stadiumin e mbushur plot Wembley në Londër.

Në përballjen e parë, zhvilluar në gusht të vitit 2023 në Poloni, Usyk arriti ta mposhtë Dubois me nokaut teknik në raundin e nëntë.

Megjithatë, ajo ndeshje nuk kaloi pa polemika, pasi një goditje e diskutueshme e Dubois – që Usyk e cilësoi si të ulët – ndezi debatet.

Në konferencën për shtyp të prillit, Usyk madje solli edhe një diagram për të shpjeguar zonat e lejuara të goditjes.

Rekordi i Usyk mbetet i paprekur me 23 fitore (14 me nokaut), ndërsa Dubois, pas asaj disfate, ka përmirësuar performancën duke arritur tri fitore të rëndësishme me nokaut ndaj Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua, raporton KFVA.

Britaniku aktualisht ka bilancin 22 fitore (21 me nokaut) dhe 2 humbje.

Sfida e sotme është për titullin e padiskutueshëm të botës në peshat e rënda.

Në lojë janë rripat prestigjiozë IBF, WBA, WBO, WBC dhe The Ring Magazine, duke e bërë këtë duel një nga më të rëndësishmit e dekadës.

Kur fillon ndeshja Usyk vs Dubois 2?

Transmetimi fillon (për duelet e para) në orën 18:30 sipas orës tonë lokale, raporton SunSport.

Lufta kryesore është planifikuar të fillojë me ecjet drejt ringut rreth orës 22:45 (ora e Kosovës).

Ndërkohë, duelet paraprake fillojnë nga ora 18:40

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina