Kosovë Lajme

Kadrijaj: I dëshirojmë kthim të suksesshëm në vendlindje deputetit, Albin Kurti

 

 

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur sot nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku ka dhënë një deklaratë ironike në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“I dëshirojmë kthim të suksesshëm në vendlindje deputeti Albin Kurti”, u shpreh Kadrijaj gjatë fjalës së saj në seancë.

Deklarata e saj vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.