by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’ia ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo tha se shpreson për një marrëveshje mes palëve, por se qëndrimin e saj personal nuk e ka ndryshuar.
“Bash mirë, unë shpresoj që ata kanë me ba një marrëvesje mes veti,” tha Balje, duke iu referuar diskutimeve ndërmjet ekipit të Kurtit dhe Fatmir Limajt.
Ajo shtoi se nuk pret ndryshime në pozicionimin e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me postin e kryeparlamentarit.
“E personalisht, mendimi im është që nuk ka me ndryshu Albulena. Edhe nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur,” theksoi ajo.
Balje bëri të ditur se ende janë në pritje të takimeve dhe se vendimi përfundimtar do të merret në kuadër të partisë.
“Unë nuk e ndryshoj qëndrimin, jemi duke pritur këtë takim, pastaj do të vendosim si parti,” tha ajo.
Para më shumë se gjysmë ore ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, takim ky që zgjati mbi dy orë. Burimet kanë thënë se mund të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt dhe nëse i njëjti ndodhë, atëherë do të jetë
Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë viteve të ardhshme. Ai thekson se në këtë moment, prioriteti kryesor dhe më urgjent është përfundimi i luftës në shkallë të gjerë që po përjeton Ukraina, e cila ka shkaktuar një
Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për zbatimin e Planit të Rritjes. Kosova ka të drejtë të përfitojë nga fondet e parafinancimit menjëherë pasi të ratifikohen të gjitha marrëveshjet, por për këtë duhet së
Më datë 18.07.2025, rreth orës 18:00 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr. (21 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një