• Fri. Oct 17th, 2025

21 vjeçari me veturë me targa të huaja, tejkaloi shpejtësinë e lejuar i merret patent-shoferi për tre muaj

Bykfvanews

Jul 19, 2025

 

 

Më datë 18.07.2025, rreth orës 18:00 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr. (21 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 € dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *