Ushtarët italianë në KFOR dekorohen për shërbimin në Kosovë

 

 

Në Kampin Villaggio Italia në Pejë u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve për kontingjentin italian të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), kolonel Francesco Errico, udhëhoqi këtë aktivitet ku ushtarët u dekoruan me Medaljen e NATO-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në misionin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Kolonel Errico shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj personelit të dekoruar për kontributin e tyre të rëndësishëm në realizimin e mandatit të KFOR-it.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, njofton KFOR./

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…