Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që lidhen me rastin e abuzuesit seksual tashmë të ndjerë.

Rëndësia e këtyre dokumenteve është e paqartë. Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “Për shkak të vëmendjes së jashtëzakonshme që po merr Jeffrey Epstein”, ai i kishte kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqiste të gjitha “deklaratat përkatëse” të ashtuquajturës juri e madhe në këtë çështje.

Ai e përshkroi përsëri çështjen që rrethon multimilionerin si një mashtrim të Partisë Demokratike. Epstein u arrestua dhe më pas u padit në vitin 2019.

Arrestimi i Epstein, i cili kishte abuzuar sistematikisht me të mitur për shumë vite, shkaktoi trazira në SHBA dhe në mbarë botën. Sipas shifrave zyrtare, ai kreu vetëvrasje në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Trump ka qenë nën presion në rritje për ditë të tëra – përfshirë edhe nga brenda kampit të tij.

Gjithnjë e më shumë kritikë presin që Trump të publikojë dosjet. Ky ishte një nga premtimet e tij të fushatës.  Njoftimi i Trump për dokumentet erdhi menjëherë pas publikimit të një raporti të Wall Street Journal, të cilin presidenti amerikan e qortoi menjëherë. Gazeta amerikane raportoi për një letër të supozuar me përmbajtje të pistw, që dyshohet se mbante emrin e Trump dhe ishte pjesë e një albumi që përmbante letra të shumta ditëlindjeje për Epstein në vitin 2003. Duke cituar qasjen në dokumente, gazeta shkroi se letra e supozuar dyshohet se përmbante një skicë të trupit të një gruaje.

Presidenti mohon të jetë autori dhe Trump ka njoftuar një padi kundër gazetës. Në profilin e Trump në platformën e tij Truth Social, një postim në përgjigje të raportit thotë: “Ky është një tjetër shembull i LAJMEVE TË RREME!”

Në të njëjtin artikull, gazeta citoi Trumpin të thoshte: “Kjo është e rreme. Është një mashtrim i Wall Street Journal.” Presidenti amerikan u citua më tej të thoshte: “Unë nuk vizatoj gra.” Dhe, “Nuk është gjuha ime. Nuk janë fjalët e mia.”

Trump dëshiron të padisë jo vetëm gazetën, por edhe manjatin e medias Rupert Murdoch, portofoli i të cilit përfshin “Wall Street Journal”. Presidenti amerikan shkroi në Truth Social: “I thashë Rupert Murdoch se kjo është një mashtrim dhe të mos e botojmë këtë histori të rreme.” Ai do ta padisë atë – Trump përdori termin përçmues “pratanka e tij” (fjalë për fjalë të pasmet ose prapanica e tij). Trump gjithashtu e quajti WSJ një gazetë “të dorës së tretë”.

Related Posts