by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.
Siç raporton Top Channel, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg, transmeton KFVA,
Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç.
Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje e rëndë”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin
Deri në tri orë janë pritjet në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova. Pritje të gjata ka po ashtu edhe te Dheu i Bardhë, deri në dy orë. Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pritje ka edhe në pikat tjera. Në Jarinje pritjet shkojnë po ashtu
Gazetari Ermal Panduri, ka bërë të ditur se përfaqësuesja e Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, punon edhe në institucione paralele serbe. Sipas Pandurit, Gordana Laban, që nga viti 2020, punon paralelisht edhe si “zyrtare për punësim” në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, vetëm pak muaj
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës. Viktima e këtij aksident është 23 vjeçari, Sadik Muslija nga Fshati Dujakë i Gjakovës. Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës