by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një fjalimi në Rahovec e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.
Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform ligjeve në fuqi.
Sipas tij, Popoviq që është ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë” në Serbi – me deklarimet e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Republikën e Kosovës.“Deklarimet e tij gjatë fjalimit kanë nxitur urrejtje e përçarje ndëretnike në vendin tonë. Ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai konfirmoi se Popoviq pas ndalimit në pikën kufitare në Bërnjak është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.
“Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare”, theksoi ministri në detyrë.
Reagimi i plotë:
Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario
Koreja e Veriut ka njoftuar se resorti i saj i ri bregdetar në qytetin Wonsan nuk do të lejojë përkohësisht turistë të huaj, ndonëse ai ishte promovuar gjerësisht si një destinacion ndërkombëtar. Zona Turistike Bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për
Në Shqipëri – por jo vetëm – një fjalë, fotografi a mesazh nga Uashingtoni dhe përfaqësues të tij, është parë gjithmonë si konfirmim apo rrëzim i fateve të shumë personazheve lokale, politikave apo reformave të ndryshme. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë ta mbajnë më një rol të tillë, të paktën
Barcelona ka zyrtarizuar më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim: Lamine Yamal është numri 10 i ri i klubit. Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit. Sensacioni 18-vjeçar