by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Për vendimin e Gjykatës Supreme dhe kritikat e zyrtarëve qeveritarë për të, ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini, Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.
Hasani ka thënë se duke përfshirë palët, edhe personin fizik edhe personin juridik, kanë të drejtë që të parashtrojnë kërkesa individuale në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimeve të gjykatave të rregullta nëse konsiderojnë se me vendimin e tyre është cenuar ndonjë e drejtë e garantuar me konventë ose me Kushtetutë.
“Kështu e thotë ligji për Gjykatën Kushtetuese. Tash është çështje tjetër se ky vendim a atakon ndonjë nga të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe konventë, përndryshe ligji nuk përjashton mundësinë që palët… të adresojnë kërkesa individuale në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe në lidhje me akuzat e zyrtarëve të qeverisë në raport me vendimin dhe vet gjyqtarët.
“…qasja e tillë vërtet është e dënueshme, vërtet është e gabueshme dhe duhet kjo qasje e politikës për të komentuar edhe vendimet e gjykatave të rregullta njëherë e përgjithmonë që të ndalet për faktin se vendimet e Gjykatës Supreme janë të padiskutueshme dhe të pakomentueshme. Nuk përjashtoj mundësinë që edhe vendimet e Gjykatës Supreme ndonjëherë të dalin të gabuara për faktin se edhe gjyqtari ndonjëherë mund të gabojë, edhe pse në rastin konkret nuk dyshoj as një fije në profesionalizmin e Gjykatës Supreme. Mirëpo, të komentosh në atë mënyrë, pastaj duke u marrë me referenca, me emra personalë, ajo është e ndëshkueshme, është e palejueshme dhe nëse e shikon në përmbajtje të rreshtave që i ka shkruar reaguesi, në rastin konkret ministri në largim, ka edhe doza të denigrimit, fyerjes së gjyqtarëve, poshtërimit të gjyqtarëve që nuk do duhej të ndodhte më”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Gjykata Supreme e ka konstatuar që Udhëzimi Administrativ ka qenë i paligjshëm, duke shtuar se pas një analize dhe debati të detajuar, merren ato vendime nga ana e gjyqtarëve.
“Ai vendim duhet të zbatohet… i referohet vetëm padisë për të cilën ka pasur kontest, d.m.th. nuk ka të bëjë me vendime të tjera fare… efektet e tij shtrihen për një Udhëzim Administrativ”, ka thënë ai.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një fjalimi në Rahovec e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste. Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ka reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, të njohur për qëndrimet e tij ofenduese
Universiteti i Prishtinës ka vendosur të krijojë një komision të pavarur për të hetuar nëse ka pasur gabime në provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë që u mbajt më 12.07.2025. Hetimi nga ky komision vjen pasi disa kandidatë për studentë të Mjekësisë thanë se janë ankuar edhe në Rektorat të UP-së se pati gabime teknike
Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve, arrestimi i Popoviq ka të bëjë me një deklaratë të tij të mbajtur