Categories: Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com, transmeton KFVA.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar rreth 500 mijë euro në vetëm tre muaj (prill-qershor 2025). Raporti tremujor i publikuar nga KQZ në përputhje me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike tregon se pjesa më e madhe e parave ka shkuar për pagat e stafit, dreka zyrtare dhe aktivitete marketingu.

Sipas raportit financiar të partisë në pushtet, prill- qrshor mbi 237 mijë euro janë shpenzuar për paga dhe kontribute, përfshirë këtu edhe tatimet dhe sigurimet. Vetëm për pagat neto të punonjësve janë paguar 202,748.43 euro, ndërsa pjesa tjetër ka mbuluar kontributet dhe tatimet.

Por në këtë tremujor, një shifër që bie në sy është 49,220 euro për “dreka zyrtare” dhe përfaqësim që përbën afërsisht 10% të të gjithë shpenzimeve të partisë për këtë periudhë.

Edhe marketingu nuk ka munguar. VV ka harxhuar mbi 32 mijë euro në reklama, botime dhe informim publik.

Në një linjë më teknike, shpenzimet për qira zyrash dhe automjetesh kanë arritur shifrën prej 65 mijë euro, përfshirë rreth 3,300 euro për qira zyrash dhe mbi 61 mijë euro për qira të makinave dhe mirëmbajtje teknike.

Ndërkohë, shpenzimet për derivate (karburant) kanë kaluar shumën 15,000 eurove.

Një tjetër kategori me peshë në raport janë shpenzimet për akomodim dhe furnizime ushqimore, që së bashku kapin vlerën mbi 32 mijë euro. Brenda kësaj kategorie përfshihen edhe pijet dhe ushqimi për zyrë.

Related Posts