Operohet Jude Bellingham, do të jetë jashtë fushave për disa muaj

 

 

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham është operuar.

Mesfushori anglez ka bërë një operacion në shpatull.

Sipas raportimeve, ai do të jetë jashtë fushave për 10-12 javë.

Ai ka postuar një fotografi nga spitali, ku ka njoftuar fansat për operimin,

”Faleminderit Andrew Wallace dhe Susan Alexander, ekipit të tyre dhe të gjithëve në Klinikën Fortius për ndërhyrjen kirurgjikale dhe mikpritjen. Faleminderit Ivan Ortega dhe Dr. Leyes për udhëtimin për të mbështetur. Dhe së fundmi, të gjithëve të tjerëve për të gjitha urimet dhe mesazhet e dashurisë. Procesi për t’u rikthyer ka filluar tashmë, shihemi së shpejti.”, ka shkruar Bellingham./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…