by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura marokene për sovranitet mbi Ceutën, Melillën dhe territoret spanjollë në Afrikën e Veriut. Në qendër të kësaj krize ndodhet përsëri ishulli i pabanuar Perejil, përballë bregut të Tangerit, me rëndësi të lartë simbolike dhe strategjike.
Së fundmi, Maroku ka riaktivizuar Komitetin për Mbrojtjen e Kauzave të Mbretërisë, më parë i njohur si Komiteti për Çlirimin e Melillës dhe Ceutës, me qendër në Castillejos, pranë kufirit me Spanjën. Ky grup, që ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete marokene, tentoi më 12 korrik të organizonte një takim simbolik në Perejil, por, sipas tyre, lëvizja dështoi për shkak të kushteve të këqija detare. Gjithsesi, publikuan foto me ishullin në sfond, duke përsëritur besnikërinë ndaj Mbretit Mohamed VI dhe pretendimet mbi territoret spanjolle, shkruan A2 CNN.
Kjo lëvizje vjen pas një përkeqësimi të marrëdhënieve diplomatike, që nisi kur përfaqësuesi i Frontit Polisario mori pjesë në kongresin e Partisë Popullore në Spanjë. Si reagim, Rabati mbylli doganat tregtare në Ceutë dhe Melillë, dërgoi një letër politike drejtuar liderit të opozitës Feijóo dhe rihapi komitetin nacionalist.
Në përgjigje, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes spanjolle ka shtuar në mënyrë të heshtur praninë ushtarake në rajon. Anija “Furor” është pozicionuar pranë shkëmbit Vélez de la Gomera dhe janë forcuar patrullimet në ishullin Alborán. Burime ushtarake spanjolle theksojnë se këto janë pjesë e operacioneve të rregullta, por “simbolizmi ka shumë rëndësi”. (
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ka reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, të njohur për qëndrimet e tij ofenduese
Universiteti i Prishtinës ka vendosur të krijojë një komision të pavarur për të hetuar nëse ka pasur gabime në provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë që u mbajt më 12.07.2025. Hetimi nga ky komision vjen pasi disa kandidatë për studentë të Mjekësisë thanë se janë ankuar edhe në Rektorat të UP-së se pati gabime teknike
Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve, arrestimi i Popoviq ka të bëjë me një deklaratë të tij të mbajtur
Gazetari slloven, Luka Pers ka folur për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshohet për shpëlarje parash dhe korrupsion. Ai për Spotlight në T7 tha se në këtë rast u përdorën strategjikisht lidhjet me Albin Kurtin. ‘’Siç më kujtohet, Gen ka përdorur në mënyre strategjike lidhjet politike në