Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

 

 

Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se për datën 18 korrik ishte paraparë dëgjimi i një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por ai nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë seancë.

Prokurori i shtetit, Naim Abazi, tha se është njoftuar se dëshmitari nuk ka mundur të jetë i pranishëm sot dhe propozoi që seanca të vazhdojë me dëshmitarët e tjerë.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues sqaroi se për sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht ky dëshmitar, andaj seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të hënën me seancën e radhës./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…