• Fri. Nov 21st, 2025

Moti në fundjavë

Jul 18, 2025

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C.

E të dielën do të ketë edhe pjesërisht vranësira, të cila vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 – 13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.