KQZ publikon raportet e tremujorit të dytë për 2025 – Ja sa shpenzuan PDK dhe LDK

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga buxheti i saj ka shpenzuar gjithsej 263,753.56 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 230,211.63 euro.

Siç thuhet në këtë njoftim në pagat e punëtoreve për muajt prill, maj dhe qershor PDK ka paguar 132,647.14 euro, ndërsa për mallra dhe shërbime janë paguar 107,947.34 euro.

E sa i përket shërbimeve tjera kontraktuese si: shërbime arsimore dhe trajnuese, shtyje jo marketing, kontraktuar e teknike ka shpenzuar mbi 87 mijë euro.

Ndërkaq, LDK ka shpenzuar mbi 94 mijë euro për pagat e punëtoreve, ndërsa për pagesa për shpenzime të marketingut kanë dhënë mbi 48 mijë euro, konkretisht për shpenzime për informim publik.

E sa i përket qirasë nga LDK për tre muaj kanë shpenzuar mbi 27 mijë euro./Periskopi/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…