I dyshuari për spiunazh Bojan Jevtiq paraqitet në Gjykatë, pritet vendimi për paraburgim

 

 

I dyshuari për spiunazh është paraqitur të premten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ku pritet që Gjykata të vendosë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten është zhvilluar një aksion i koordinuar me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në kuadër të hetimeve për veprimtari të dyshuar të spiunazhit.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar Bojan Jevtiq, zyrtar policor nga komuna e Kamenicës.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës, janë sekuestruar prova materiale si: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, USB, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 eurosh, 2 milionë dinarë serbë (rreth 17.072 euro), 600 franga zvicerane dhe prova të tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë dhe IPK-së.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…