Hoti kritikon ashpër Kurtin e Osmanin: Hynë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti në një postim të fundit në Facebook ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke i akuzuar për mashtrim të elektoratit dhe dështim në udhëheqjen e vendit gjatë mandatit pesëvjeçar, shkruan KFVA.

Hoti shkruan se “dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.”

Ai thekson se në përmbyllje të mandatit të tyre, ata po bëjnë “përpjekjet e fundit dëshpëruese,” duke mbajtur të bllokuara institucionet dhe duke shmangur përgjegjësinë para drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar.

Sipas Hotit, “skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje,” ndërsa presidentja “po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.”

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…