by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një bërthamë akulli që besohet të jetë më e vjetra në planet, mbi 1.5 milionë vjeçare, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të shkrihet për të zbuluar sekrete të çmuara mbi të kaluarën klimatike të Tokës.
Cilindri prej akulli u shpua nga thellësia e sipërfaqes akullnajore të Antarktidës dhe është një kapsulë kohe që mund të revolucionarizojë dijen tonë mbi ndryshimet klimatike, shkruan A2 CNN. Në ambientet -23°C të British Antarctic Survey në Kembrixh, studiuesit do të analizojnë grimcat e pluhurit, hirit vullkanik dhe algave të ngrira brenda akullit, që ruhen që nga koha kur u formua.
Shkencëtarja Liz Thomas, e cila udhëheq projektin, thotë për BBC se ky akull përfaqëson një periudhë të panjohur të historisë së Tokës. Për shtatë javë, ekipi do të shkrijë ngadalë bërthamat për të studiuar gjurmët e klimës, erërave dhe nivelit të deteve nga më shumë se një milion vjet më parë.
2,8 km bërthama akulli janë shpërndarë edhe në institucione në Gjermani dhe Zvicër, për analizë krahasuese. Përdorimi i pajisjeve të avancuara si spektrometri ICPMS do të ndihmojë në identifikimin e elementeve kimike dhe metaleve të rralla, që japin të dhëna për ciklet akullnajore dhe ndryshimet e tyre të papritura.
Këto të dhëna mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë efektet e gazrave serrë dhe ndikimin e njeriut në klimën e sotme, në një kohë kur bota po përballet me nivelet më të larta të dioksidit të karbonit në 800 000 vitet e fundit.
Barcelona ka zyrtarizuar më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim: Lamine Yamal është numri 10 i ri i klubit. Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit. Sensacioni 18-vjeçar
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po financon zhvillimin e një aeroplani hapësinor hipersonik, i cili duhet të fluturojë deri në vitin 2031 nëse gjithçka shkon sipas planit. Po bëhet shumë punë për zhvillimin e aeroplanit si pjesë e programit kërkimor Invictus, i cili drejtohet nga firma konsulente Frazer-Nash. Invictus do të përdorë teknologjinë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një fjalimi në Rahovec e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste. Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ka reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, të njohur për qëndrimet e tij ofenduese