Vdes ish-kryetari i komunës së Deçanit

 

 

Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Deçanit, Ismajl Berisha.

Një gjë të tillë e ka njoftuar kryetari aktual i komunës, Bashkim Ramosaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ismajl (Tahir) Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit dhe një figurë e shquar e jetës kulturore dhe institucionale të vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Berisha kishte udhëhequr komunën e Deçanit gjatë viteve 1981-1983.

“Ai la gjurmë të thella edhe në historinë kulturore të Kosovës si drejtor i shtëpisë botuese “Rilindja”, duke u bërë zë i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar”, vijoi Ramosaj.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…