by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në cilësinë e eksperteve, dje dëshmuan dy dëshmitaret e mbrojtjes së viktimave.
Gjatë seancës u dëgjuan fragmente nga raporti i tyre i përpiluar për këtë çështje gjyqësore, në të cilin thuhej se refugjatët nga ish-Jugosllavia u konstatua se kishin shkallë më të lartë të problemeve të shëndetit mendor krahasuar më ata nga zona të tjera.
Sipas raportit, kjo gjë ishte bazuar në hulumtimet që janë bërë lidhur me këtë çështje.
“Në Kosovë thuajse 65% e popullsisë ka përjetuar ngjarje traumatike gjatë luftës, çka shkaktoi një numër të traumatizuarish në mes 200 mijë-400 mijë persona. Refugjatët nga ish-Jugosllavia u konstatuan se kishin shkallën më të lartë të problemeve të shëndetit mendor krahasuar me refugjatë nga zona të tjera lufte”, thuhet në raport.
Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën Kufitare Vërmicë kanë realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave. Gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura. Pas zbulimit të
Presidenti amerikan Donald Trump e la opinionin të hutuar të martën, kur u shfaq në një takim shtypi në Shtëpinë e Bardhë me atë që dukej si grim që mbulonte një njollë në dorën e tij. Grimi dukej se fshihte një zonë të ngritur rrethore të lëkurës që ekipi i Trump mund të
Rekordi i dështimeve në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, mund të shkruhet në librin e rekordeve botërore ‘Guinness’. Aplikimin për paraqitjen e rekordit në ‘Guinness’ e ka bërë sot avokati Arianit Koci. “Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness. Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në
Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës në një formë krejt unike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon – këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë. Në video-mesazhin e