by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot, me fillim në ora 11:00, zhvillohet seanca e 48-të me radhë në tentim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët do të ritakohen në përpjekje për të tejkaluar ngërçin që ka zgjatur prej mbledhjes së parë më 15 prill, kur procesi nisi me ndryshime të vazhdueshme çdo 48 orë, pa rezultate konkrete.
Në seancën e kaluar, dështoi propozimi për formimin e komisionit që do të menaxhonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik.
Pikë kyçe mbetet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, çka po pengon përbërjen e plotë institucionale të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./KFVA/
Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituim, shkruan KFVA. VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Në sallë ishin 100 deputetë.
Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës. Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të formohet Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se ‘mos me jep arsye me kënaq shkaun’, raporton klankosova.tv, transmeton KFVA. “Në emër të ish-minatorëve dhe të punëtorëve të kombinatit “Trepça”, me 17 nëntor
Gazeta merr vesh se operacioni AKI-së bashkë me Prokurorinë Speciale ka përfunduar me rezultatin ku gjatë hetimeve intensive, një zyrtarë me grada në Policinë e Kosovës është kapur me prova duke nxjerrë sekrete shtetërore në të cilat ka pasur qasje. Sipas burimeve brenda operacionit që ende po vazhdon, ky epror policor, pastaj këto sekrete
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e saj, është duke zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë