Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kongresmeni amerikan nga radhët e demokratëve, Ritchie Torres, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në platformën “X”, të mërkurën në mbrëmje, Torres ka theksuar:
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosova”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me dy fotografi nga takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani në Uashington, javën e kaluar.

Torres është ndër mbështetësit më të zëshëm të Kosovës në Kongresin amerikan. Ai ka përkrahur fuqishëm aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Serbisë që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin në rajon.

Përveç angazhimit të tij politik, kongresmeni demokrat ka vlerësuar vazhdimisht rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA, sidomos në distriktin e Nju Jorkut që ai përfaqëson, ku komuniteti shqiptar është shumë aktiv dhe i organizuar./

Related Posts