by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kongresmeni amerikan nga radhët e demokratëve, Ritchie Torres, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën “X”, të mërkurën në mbrëmje, Torres ka theksuar:
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosova”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me dy fotografi nga takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani në Uashington, javën e kaluar.
Torres është ndër mbështetësit më të zëshëm të Kosovës në Kongresin amerikan. Ai ka përkrahur fuqishëm aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Serbisë që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin në rajon.
Përveç angazhimit të tij politik, kongresmeni demokrat ka vlerësuar vazhdimisht rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA, sidomos në distriktin e Nju Jorkut që ai përfaqëson, ku komuniteti shqiptar është shumë aktiv dhe i organizuar./KFVA/
Presidenti amerikan Donald Trump e la opinionin të hutuar të martën, kur u shfaq në një takim shtypi në Shtëpinë e Bardhë me atë që dukej si grim që mbulonte një njollë në dorën e tij. Grimi dukej se fshihte një zonë të ngritur rrethore të lëkurës që ekipi i Trump mund të
Rekordi i dështimeve në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, mund të shkruhet në librin e rekordeve botërore ‘Guinness’. Aplikimin për paraqitjen e rekordit në ‘Guinness’ e ka bërë sot avokati Arianit Koci. “Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness. Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në
Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës në një formë krejt unike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon – këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë. Në video-mesazhin e
Dr. Nerxhivane Kadriu-Halimi është një emër i njohur në fushën e mjekësisë emergjente, e cila ka kaluar mbi 40 vite në shërbim të pacientëve, sot ndodhet përballë një sfide të madhe shëndetësore dhe jetësore. Dr. Nerxhivane është diagnostikuar me aneurizma të shumëfishta në aortë, një gjendje tepër e rrezikshme që kërkon ndërhyrje kirurgjikale