Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një gjest i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është regjistruar në Klinë, ku një qytetar së bashku me vajzën e tij kanë dorëzuar në polici një kuletë të humbur, në të cilën gjendeshin 1 mijë e 700 euro.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot, më 17 korrik 2025, në Stacionin Policor në Klinë është paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina, së bashku me vajzën e tij, e cila kishte gjetur një kuletë në sheshin ‘Skënderbeu’. Në kuletë gjendeshin para në shumë prej 1,700 eurosh”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se përmes hetimeve ka arritur ta identifikojë pronarin e kuletës, i cili më pas është ftuar në stacion, ku edhe i është kthyer kuleta me të gjitha paratë.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

Related Posts