Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj kanë mar informata sa i përket veprimeve të Serbisë ne kufi, raporton KFVA..
Ajo para mediave ka thënë se pas kësaj institucionet e vendit kanë nën kontroll në bashkëpunim me aleatët.
Tutja ajo ka thënë se po ashtu janë shtuar numrat e KFOR-it.
“Në fund të majit kemi marrë informacione për veprimet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën. Këto janë informata të besueshme nga institucionet tona të sigurisë”, deklaroi Osmani.
“Deklarimet e Serbisë se nuk dëshirojnë përshkallëzim janë pjesë e propagandës së tyre të zakonshme. Të njëjtat fjalë i kanë thënë edhe para agresionit në Banjskë në vitin 2023 dhe para sulmit në Ibër-Lepenc”, ka deklaruar Osmani.

