Korrupsion monstruoz në Obiliq: Vëllezërit Krasniqi të “Ciao Berto” ndërtojnë objekt pa leje, zyrtarët hajdutë përfundojnë nën akuza

 

 

Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi përgjatë së mërkurës kanë dalë para gjykatores që të mbrohen në heshtje. Përmes korrupsionit, tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit dyshohet se fuqizuan kompaninë “Ciao Berto”, me pronar Blerim Krasniqin, duke ia mundësuar kundërligjshëm lejen ndërtimore për ndërtimin e fabrikës.

Merita Simnica në cilësinë e shefes në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në komunën e Obiliqit, Burim Gërguri si kryesues i Kuvendit Komunal dhe Ibrahim Krasniqi si inspektor i ndërtimit dyshohet se tejkaluan kompetencat zyrtare para disa vitesh për t’i sjellë dobi pasurore Blerim Krasniqit, shkruan KFVA.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, përveç Blerim Krasniqit, si pronarë të kompanisë figurojnë edhe Bekim dhe Bashkim Krasniqi. Të tretë janë vëllëzer mes vete, raporton portali Veriu.info. Megjithëse kanë shkelur ligjin në këtë rast, ata nuk janë përfshirë në hetimet që po zhvillohen tash e pesë vite.

Foto: Bekim Krasniqi

Foto: Blerim Krasniqi

Foto: Bashkim Krasniqi

Siç thotë aktakuza, në prill të 2019-ës kishin lëshuar një leje ndërtimore për ndërtimin e fabrikës së mobilieve të “Ciao Berto”, e cila ndodhet në Katunin e Begut, sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Më saktësisht, Burim Gërguri atëbotë kishte nënshkruar një vendim në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, që shihte aprovimin e kërkesës së biznesmenit Krasniqi për ndërrimin e destimit të tokës nga bujqësore në jobujqësore.

Megjithatë, kërkesa ishte refuzuar paraprakisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, meqë kërkesa ishte në kundërshtim me Ligjin për tokën bujqësore.

Blerim Krasniqi ndërkaq në cilësinë e inspektorit të Komunës së Obiliqit nuk ndërmerrte masat ligjore për ndërprerjen e punimeve pa leje të, ndër të tjera, edhe “Berto”-s.

Për këtë rast, meqë kishte pranuar fajësinë, ishte gjobitur me 3,600 euro gjobë Arben Berisha, ku në kohën që e ka kryer veprën penale ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit.

Që të tre të akuzuarit dje vendosën të mbrohen në heshtje, ku u kërkua nga trupi gjykues që të jepet fjala përfundimtare.

Megjithatë, prokurori kërkoi dje nga trupi gjykues me fjalën përfundimtare të vazhdohet në seancën e radhës, për t’u përgatitur më mirë shkaku i vëllimit të lëndës. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…